Lokale - eSIMy

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues.

Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe para pak minutave në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Lupq.

Në pamjet e dërguara pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura, teksa janë krijuar kolona të gjata.