Lokale - eSIMy

Ditëve të fundit është rritur intensiteti i punimeve për ndërtimin e magjistrales Podujevë – Prishtinë.

Në pamjet e siguruara nga Llapi.info shihen ekipe më të mëdha në lotet ku po vazhdojnë punimet për ndërtimin e kësaj rruge.

Ndërtimi i magjistrales kishte nisur në vitin 2016, derisa shumë premtime për përfundimin e punimeve janë dhënë nga partitë politike.

Një nga premtimet më të famshme është ajo e dhënë nga Lëvizja Vetëvendosje se ndërtimi i saj do të bëhet në fund të vitit të kaluar por që një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Mëposhtë mund t’i shihni pamjet e realizuara para disa minutave: