Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zënë kontrabandë me mallra në vijën kufitare me Serbinë, në territorin e Podujevës.

Sipas policisë bëhet fjalë për 7 m2 drunj të cilët janë konfiskuar dhe është intervistuar një person.

Njoftimi i plotë:

KONTRABANDIM ME MALLRA

Podujevë / 25.02.2024-19:30.   Policia gjatë patrullimit kanë hasur në një traktor të braktisur të ngarkuar me 7m2  drunje teknik që dyshohet të jenë të  kontrabanduara. Eshte intervistuar nje i  dyshuar mashkull kosovar  dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa drunjet janë konfiskuar dhe dërguar  në terminalin doganor. Rasti në procedurë hetimore.