Lokale - eSIMy

Një polic është sulmuar nga një person në Podujevë, veçpse i njëjti e ndaloi në një pikë kontrollo, shkruan Llapi.info.

Personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit më pas është liruar në procedurë të rregullt..

Kjo u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 23.02.2024-20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë gjatë një pike kontrolli të veturave. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.