Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me komandantin e KOR-it, Ozkan Ulutas.

Të dy biseduan lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi nga vetë Hovenier në rrjetin social ‘X’.

“Takimi i mirë me Komandantin #KFOR MG Ulutaş. Përsëritëm angazhimin tonë të përbashkët për sigurinë në Kosovë dhe diskutuam për sfidat aktuale. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fuqishëm me @NATO_KFOR pasi punon për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë”, ka shkruar ai në platformën X.