Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi ka sulmuar fizikisht gruan e tij duke ia thyer dorën në Podujevë.

Sipas raportit të PK-së, gruaja ka pësuar lëndime të rënda në dorë, pra thyerje të dorës.

I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti është hapur si “lëndim i rëndë trupor dhe dhunë në famije”.

Raporti i plotë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR /DHUNË NË FAMILJE

Podujevë 18.02.2024 – 19:00. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe e njëjta ka lëndime të rënda në dorë (frakturë). I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.