Edhe të shtunën kryeministri Albin Kurti ka qëndruar në Podujevë
Kësaj radhe, shefi i qeverisë mblodhi anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Siç merr vesh Llapi.info, Kurti bashkë me zyrtarë të partisë së tij, zgjodhën një hotel në periferi të Podujevës, për të diskutuar për projektet që parashihet t’i realizojnë për vitin 2024.
Në pamjet e siguruar nga gazeta, shihen veturat zyrtare të qeverisë të parkuara në parkingun e këtij hoteli.






