Lokale - eSIMy

Nesër do të vihet gurthemeli për ndërtimin e objektit të Qendrës Rezidenciale për persona të moshuar në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Prezent në këtë ngjarje do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kështu ka njoftuar komuna e Podujevës.

Ky objekt do të ndërtohet në bashkëfinancim mes Komunës dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Më 26.01.2024 (e premte) nga ora 09:00 në ShFMU “Xheladin Rekaliu” hapet ceremonia për lansimin e programit kombëtar “Sporti në Shkolla” në nivel vendi.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni hapëse do të jenë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Pas këtij aktiviteti nga ora 10:00 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti viziton Kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqi në objektin e administratës komunale.

Kurse nga ora 11:00 vendoset gurthemeli për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për persona të moshuar në Podujevë. Projekt ky i cili do të realizohet në bashkëfinancim mes Komunës dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.

Në këtë ceremoni marrin pjesë: Kryeministri Kurti, Kryetari Bulliqi dhe Hoxha Halil Kastrati.

Ftojmë mediat t’i përcjellin këto ngjarje!