Lulzim Fejzullahu humbi jetën si shkak si sulmit brutal nga dy të mitur, 16 vjeçar, E.K., dhe A.A.
Të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit. Por njëri prej tyre po del se ka qenë i njohur për organet e drejtësisë.
Kështu ka thënë një konferencë për medie, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Bulliqi, duke mos treguar saktësisht se për çfarë akuzohet, ai ka thënë se rasti pati ndodhur jashtë oborrit të shkollës.
“Njëri prej tyre (të dyshuarve) faktikisht ka qenë i dënuar me tri vite burg, për një rast të më hershëm. Nga ky informacion që morëm njeri prej tyre kishte 9 vepra penale dhe organet e drejtësisë dhe Prokuroria e kishe dhënë fjalën me këtë dënim”, ka deklaruar ai.
Gazetarët në këtë konferencë kanë thënë se i dyshuari, sipas tyre, kishte therur me thikë një nxënës.






