Mërgimtarët nga Podujeva por edhe nga disa vende të tjera, kanë mundësuar që të nis mësimi i gjuhës shqipe për të gjithë fëmijët mërgimtarë nga trojet shqiptare që jetojnë në Karlsruhe të Gjermanisë, shkruan Llapi.info.
Në rrethinën e këtij qyteti besohet se jetojnë rreth 1500 shqiptarë, të cilët do të kenë mundësi që t’i mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe.
Kjo u bë e ditur nga faqja “Mërgata Shajkoci.
Postimi i plotë:
Më në fund pas shumë peripetive në Karlsruhe të Gjermanisë filloj mësimi në gjuhën shqipe.
Sukseset e Qendrës Islame Shqiptare të Karlsruhës nuk kan të ndalur.
Në qytetin e Karlsruhës, me rrethinë jetojnë mbi 15000 shqipëtar të ardhur nga të gjitha trevat shqipëfolëse.
Akoma nuk ka shkollë që mësohet në gjuhën shqipe, sepse interesimi jonë nuk është në nivelin e duhur. Ne bëjmë patriotizëm vetëm me fjalë, me gjeste, me bajraktarizëm por me punë dhe interesim për kombin dhe ruajtjen e gjuhës, duket se nuk jemi në nivelin e duhur.
Pas një kontributi të jashtëzakonshëm të ndertimit të një Qendre Islame Shqiptare, me objekti me rreth 1000 metra katrore, ku përpos ritualeve fetare, ky objekt po përdoret edhe për të gjitha interesat tjera kombëtare.
Si pikënisje për mësimin në gjuhën shqipe, filloj pikërishtë sot më 21.01.2023, në kët objekt, por ne po shpresojmë se me një interesim të prindërve dhe angazhim të gjithë atyre që duan ta ruajnë gjuhën shqipe, të angazhohemi dhe të bëhet numër sa më i madh i nxënësve, e në një të ardhëme të afërt të futet gjuha shqipe nëpër shkolla.
Kërkojmë të gjithë të ineresuarit të lajmrohen te kryesia e Qendrës Islame Shqipëtare në Karlsruhe që të bëhet numër më i madhë nxënësish me qëllim ruejtjes së gjuhës dhe kulturës tonë.
Karlsruhe, 21.01.2023








