Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtoreshën e Shëndetësisë, Adelina Stublla, kanë pëcjellur punimet që po bëhen në ndërtimin e Urgjencës së Qytetit, shkruan Llapi.info.

Siç njoftoi Bulliqi, punimet pritet të përfundojnë në pjesën e dytë të pranverës, nga ku do të bartet stafi për të nisur punën në ndërtesën e re të urgjencës.

Shkrimi i plotë:

Nga afër me drejtoreshën e Shëndetësisë, Adelina Stublla kemi përcjellur vazhdën e punimeve në Urgjencën e Qytetit, projekt ky i cili dita-ditës po merr formën e një objekti modern dhe të kompletuar. 🏥🚑

Presim që në pjesën e dytë të pranverës projekti të përmbyllet në tërësi dhe stafi mjekësor të zhvendoset në këtë objekt për t’ju ofruar shërbime pacientëve në kushte shumë më të mira. 🩺👩‍⚕️🧑‍⚕️

Vazhdojmë me punë e angazhim në shërbim të të gjithë qytetarëve! ✅