Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Podujevë, në dy raste të ndara, raporton Llapi.info.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, derisa njëri prej të dyshuarve është liruar menjëherë.

“Majac, Podujevë / 07.01.2024 – 10:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie dhe 4 fishekë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërkaq, në rastin e dytë janë gjetur dhe konfiskuar 70 fishekë të kalibrave të ndryshme.

“Podujevë / 07.01.2024 – 17:30. Njësia policore gjatë kontrollit të një veture dhe afër saj kanë gjetur dhe konfiskuar 70 fishekë të kalibrit të ndryshëm. Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje./Llapi.info

 

 

 

 

 

 

/llapi.info/