Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash te Spitali në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident, sipas dëshmitarëve që kanë dërguar pamje në Llapi.info, janë përfshirë një veturë dhe një motoçiklist.

Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i motoçikletës dyshohet se ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Llapi.info do t’iu mbajë të informuar, pasi të marrë detaje shtesë nga zyrtarët policorë.

Më poshtë pamjet: