Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, nga sot, i është shtuar edhe ordinanca e Stomatologjisë.
Kështu ka thënë një postim në Facebook, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, duke shtuar se kjo dhomë do të jetë e destinuar për personat me aftësi të kufizuara.
NJOFTIMI:
Përpjekja jonë për avancimin e shërbimeve shëndetësore në QKMF për të gjithë qytetarët padallim po vazhdon. Në kuadër të këtij angazhimi nga sot është hapur ordinanca stomatologjike për ofrimin e shërbimeve dentare për personat me aftësi të kufizuara në katin e parë në objektin e QKMF-së.
I përgëzoj stafin mjekësor për punën dhe angazhimin në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.









