Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona në raste të ndara në Podujevë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy raste kanë të bëjnë me dhunë në familje.

Në raport thuhet se nga përleshjet që kanë ndodhur janë arrestuar dy persona, njëri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt, kurse një tjetër është dërguar në mbajtje.

Nga sulmet fizike, tre persona kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia e Kosovës, në një rast tjetër, ka thënë se ka arrestuar një person të kërkuar në fshatin Surkish.

“ Fsh. Surkish, Podujevë,  19.12.2023 – 13:05.  Në bazë të urdhëresës të lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari i kërkuar mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia s’e ka zbuluar identitetin e tij, por as arsyet pse i dyshuari ka qenë në kërkim nga organet e rendit.

Kurse, personi tjetër i arrestuar është i dyshuari për aksidentin me fatalitet që ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Qëndresa”.

Pas intervistimit, i njëjti është çuar në mbajtje./Llapi.info