Lokale - eSIMy

KEDS-i ka njoftuar se të nesër disa vende të Podujevës do të kenë mungesë të energjisë elektrike, si pasojë e disa punimeve, shkruan Llapi.info.

Sipas KEDS-it, në vendet e poshtëshënuara nuk do të ketë rrymë për disa orë.

Njoftimi i plotë:

Nga TS 220/35/10(20)[kV] Podujeva do të ndërprehet: LP 10kV J16 Letanci (kodi: 14000012) nga ora 10:00 deri 14:00.

Vendet: Obranqë, Peran, Obranqë 1, 2, 3, Bradash, Bajqinë, Katunishtë, Lepaj, Dobratin 1, Ferma e Pulave Peran.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, zëvendësim i shtyllës së dëmtuar të tensionit të mesëm.

 

 

 

 

 

 

.