Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e së hënës në fshatin Lluzhan të Podujevës, raporton Llapi.info.
Dëshmitarët i kanë thënë portalit Llapi.info se në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
Si pasojë, dyshohet se një person ka pësuar lëndime trupore.
Policia është parë në vendin e ngjarjes.
Llapi.info ka tentuar të marrë detaje shtesë nga zyrtarë policorë, por të njëjtit, deri më tani, nuk kanë dhënë detaje.
.






