Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës e ka kryer procedurën  e prokurimit për dekorimin e qytetit për fund-vit, shkruan Llapi.info.

Sipas kontratës së publikuar në faqen komunale, çmimi për ta dekoruar qytetin për disa ditë, shkon në 25 mijë e 948 euro.

Në kontratë është bërë e ditur se operatori që ka fituar tenderin është “Fiber net” me seli në Podujevë.

Duhet theksuar se komunat e Kosovës shpenzojnë mijëra euro për dekorimin e qyteteve për këto festa, por që vazhdimisht janë kritikuar nga qytetarët.

Më poshtë kontrata:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

.