Të dielën, në sheshin e qytetit të Podujevës, do të bëhet zbulimi i shtatores së Adem Demaçit, shkruan Llapi.info.
Manifestimi do të nis në ora 13:00, kurse prezent do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Për ta nderuar ikonën e rezistencës kombëtare, përveç të parit të Qeverisë, do të marrin pjesë edhe shumë bashkëveprimtarë të Demaçit.
Më poshtë foto e manifestimit:
/