Lokale - eSIMy

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të martën do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të shiut.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 9-12 gradë.

“Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit.

“Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e plotë.

Gjatë kësaj jave është paraparë që të bien temperaturat e vlerave maksimale.