Të shtëna me armë janë dëgjuar në fshatin Tashevc të Podujevës, raporton Llapi.info.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku është bërë e ditur se janë arrestuar tre persona.
“Fsh. Tashevc, Podujevë /29.09.2023-16:00. Pas disa të shtënave me armë zjarri , policia në vendin e ngjarjes kanë gjetur tetë gëzhoja ndërsa nga tre të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me 31 copë fishekë. Tre të dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, ka thënë Policia e Kosovës.
Nuk dihen detaje tjera.
Llapi.info do t’iu mbajë të informuar
/llapi.info/