Lokale - eSIMy

Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dumnicë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Siç ka mësuar Llapi.info, nga disa dëshmitarë, incidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje.

Sipas tyre, në po këtë rast dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë.

Nuk raportohet për të lënduar.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Tani për tani nuk dihen detaje tjera.

Llapi.info do t’iu mbajë të informuar.

 

 

 

 

 

/llapi.info/