Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një armë në fshatin Sfeçël të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Siç thuhet në komunikatën e PK-së, sekuestrimi është kryer pas marrjes së informatës për të shtëna me armë zjarri në atë zonë.

Njoftimi nga PK:

Sekuestrohet një armë zjarri

Prishtinë 14 korrik 2023 – Sot rreth orës 08:30, Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht stacioni policor i Podujevës, ka kryer një operacion bastisjeje në fshatin Sfeqël të komunës së Podujevës, me ç’rast kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojë;

▪︎ ​Një armë gjuetie.

Sekuestrimi rezultoi pas marrjes së informatës për të shtëna me armë zjarri në atë zonë.

Ndaj të dyshuarit;

▪︎ ​​D. P, mashkull, 46 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, është iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” si dhe “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe i njëjti është proceduar më tej.