Lokale - eSIMy

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka inspektuar punimet që po bëhen në ndërtimin e Stacionit të Autobusëve, shkruan Llapi.info.

Bulliqi, në një postim në Facebook, ka thënë se viti i ardhshëm, sipas tij, Podujevën e gjen me stacion të ri.

Postimi i tij:

Nga afër kemi përcjellur punimet që po zhvillohen në ndërtimin e Stacionit të Autobusëve, ku realizimi i projektit po zhvillohet sipas planifikimeve tona.

Fillimi i vitit të ardhshëm na gjen me stacion të ri të autobusëve, me organizim më të mirë të komunikacionit, si dhe me përmirësim të linjave të qarkullimit në fshatra dhe qytetet e tjera.

Stacioni i Autobusëve në Podujevë si projekt po realizohet në bashkëfinancim mes Komunës, Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Ministrisë së Infrastrukturës.