Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Lluzhan, raporton Llapi.info.

Siç ka mësuar Llapi.info, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Nuk dihet nëse ka pasur person/a të lënduar.

Ekipet policore janë parë në vendin e ngjarjes.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka pasur kolona të gjata në rrugën Podujevë – Prishtinë.