Lokale - eSIMy

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Kërpimeh – Metehi të Podujevës, raporton Llapi.info.

Dëshmitarët i kanë thënë portalit Llapi.info se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete, dy vetura dhe një traktor.

Sipas tyre, nga po ky aksident ka edhe persona të lënduar.

Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet që kanë çuar në këtë përplasje.

Llapi.info është në pritje të informacioneve shtesë nga ana e Policisë së Kosovës.

 

 

 

 

/llapi.info;/