Një rast mjaft i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Peran të Podujevës, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 68-vjeçar.
Sipas burimeve të Sinjalit nga Emergjenca, bëhet e ditur se vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Ndërkohë që ende nuk janë të njohura motivet e rastit, edhe Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Në vendin e ngjarjes ka arritur ekipi i IML i cili e ka marrë trupin e pajetë të viktimës dhe e ka dërguar në Institut për obduksion.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është inicuar si “Vdekje e dyshimtë”.
/llapi.info/