Lokale - eSIMy

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30 në Dumnicë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku është bërë e ditur se viktima ka ndërruar jetë në QKUK.

“Podujevë 06.07.2023-19:30. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar katër persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Rreth orës 01:30 e datës 07.07.2023 në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë viktima femër kosovare dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

E ndjera që humbi jetën si pasojë e këtij aksidenti është Azize Rrahmani – Dabinovci, 87-vjeçare.

Sipas njoftimit, varrimi i saj do të bëhet sot në ora 19:30 në varrezat e fshatit Dumnicë, në lagjen Dabinovci./llapi.info