Kuvendi i komunës së Podujevës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka caktuar lokacionin për ndërtimin e objektit për qëndrim ditor të të moshuarve, shkruan Llapi.info.
Siç ka mësuar Llapi.info, ky objekt do të ndërtohet afër shkollës “Ibrahim Rugova”, tek vendi ku gjendet edhe objekti për të sëmurit mental.
Vlera për ndërtimin e këtij projekti do të kushtojë 2 milionë e 500 mijë euro.
Ky objekt do të ndërtohet nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” në bashkëpunim me Komunën e Podujevës.
/llapi.info/






