Lokale - eSIMy

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka fajësuar opozitën për bllokimin e fondeve të dhëna nga Bashkimi Evropian.

Sipas Muratit, opozita është ajo që për muaj të tërë po mban të bllokuara marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Opozita qenka ankuar se pse Kosova ende nuk është bërë pjesë e Programit Evropa Digjitale të BE-së.

Mirëpo është e njëjta opozitë që me muaj të tërë po mban të bllokuara marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, pa asnjë arsye të vlefshme.

Janë gjithsej afro 150 milionë euro të bllokuara nga opozita:

– 25 milionë euro marrëveshja me KfW për investime në rrjetin e transmisionit të energjisë elektrike;

– 84 milionë euro projekti i Ngrohjes Qendrore Solare, i financuar me grante nga Gjermania, grante nga BE, dhe kredi nga BERZH.

– 40 milionë USD marrëveshja me Fondin Zhvillimor të OPEC, mjete që planifikojmë t’i investojmë në infrastrukturë sportive, për t’u bërë gati për Lojërat Mesdhetare.