Komuna e Podujevës ka nisur procedurat e prokurimit për asfaltimin e rrugëve në katër fshatra, shkruan Llapi.info.
Asfaltimi i rrugëve do të bëhet në fshatrat; Pakashticë, Zakutë, Kërpimeh dhe Metehi.
Përveç tyre, gjatë këtyre ditëve, është nënshkruar kontrata për asfaltimin e rrugëve edhe në fshatin Dumnicë.
Për këtë të fundit, tenderin e ka fituar kompania “Vaakal”. Cmimi për kryerjen e punimeve është rreth 60 mijë euro.
Kurse, për katër fshatrat e lartëcekur ende nuk është nënshkruar kontrata me operatorin ekonomik.
Duke klikuar në pjesën e hijezuar me të kaltër, mund t’i lexoni detajet tjera.
/llapi.info/






