Lokale - eSIMy

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka inspektuar punimet e asfaltimit të rrugëve në disa fshatra, shkruan Llapi.info.

Siç thotë Bulliqi në Facebook, asfaltimi po kryhet në fshatrat; Bajçinë, Revuçë, Batllavë, Letanc, Lluzhan, Dumosh dhe Shajkoc.

Më poshtë postimi i plotë:

Sot kemi përcjellur ecurinë e punimeve që po zhvillohen në asfaltimin e rrugëve dhe rrugicave në fshatrat Bajçinë dhe Revuq.

Krahas kësaj në këtë kohë janë duke u zhvilluar punime në asfaltim të rrugëve edhe në fshatrat Lluzhan, Dumosh, Shajkoc, Lladoc, Batllavë dhe Letanc.

I gëzofshin banorët këto projekte!