Kanë nisur sot punimet për ndërtimin e rrugës nacionale Prishtinë – Podujevë, shkruan Llapi.info.
Kështu ka thënë me anë të një komenti në Facebook, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
“Po, sot kanë filluar disa prej kompanive punëkryese punën në magjistrale, kurse nga java e ardhshme fillojnë punën të gjitha kompanitë”, thotë Bulliqi.
Për këtë rrugë, Ministria e Infrastrukturës pati thënë pak muaj më parë se do ndahen 37 milionë euro.
Punimet pritet të kryhen për 14 muaj.








