Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sulmi që do të mund të kishte ndodhur nga personi tek i cili më 23 qershor iu gjet sasi e madhe armësh të sjellë nga Serbia, do të kishte pasoja të mëdha, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se Serbia e ka përshkallëzuar situatën më tej me organizimin e sulmeve terroriste në Kosovë.
“Serbia qartazi është e pozicionuar për përshkallëzim të situatës. Përveç agresionit që Serbia ka ndërmarrë ndaj Republikës së Kosovës duke rrëmbyer 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës brenda territorit tonë në 14 qershor 2023, ajo luftimin e rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës e ka çuar një hap me tutje me organizimin e sulmeve terroriste”, shkroi ai.
Ndërkaq tha se Serbia përveç aksionit për kidnapimin e policëve, luftimin e rendit juridik e kushtetues të Kosovës e ka çuar një hap para me organizimin e sulmeve terroriste.
“Përveç agresionit që Serbia ka ndërmarrë ndaj Republikës së Kosovës duke rrëmbyer 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës brenda territorit tonë në 14 qershor 2023, ajo luftimin e rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës e ka çuar një hap me tutje me organizimin e sulmeve terroriste”, shkroi ai.