Një qen ka sulmuar tre nxënës dhe tre kalimtarë të rastit në oborrin e Institutit të Arsimit e Aftësimit profesional “Fan Noli” në Podujevë.

Personat e lënduar fillimisht u trajtuan në emergjencën e qytetit e më pas janë dërguar në Klinikën Infektive në Prishtinë për të marrë mjekimin e nevojshëm, njofton Klan Kosova.

Dyshimet janë se ky ishte një qen shtëpiak i cili kishte ikur nga pronari.

 

 

 

 

 

/LLAPI.INFO/