Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka raste kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave, raporton Gazeta Sinjali.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të ditës së djeshme, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, është plagosur një person në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se të shtënat janë shkrepur nga një veturë në lëvizje.
“Është raportuar se nga një veturë në lëvizje është shtënë me armë zjarri, ku si pasojë viktima mashkull kosovar është plagosur nga të shtënat. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasati është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Llapi.info do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.