Një burrë është gjetur i vdekur të mërkurën, rreth orës 16:40 në Viti.
Policia ka njoftuar se viktima është gjetur pa shenja jete nga një familjar.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.