Ish-kryetari i LDK-së në Podujevë, Agim Veliu i pakënaqur me procesin zgjedhor të LDK-së në Podujevë, ka lëshuar Kuvendin zgjedhor.

Veliu, për Raporto24 ka thënë se i gjithë procesi, sipas tij, ka shumë shkelje.

“Qashtu qysh e kanë manipuluar, e kanë montuar, pa kurrfarë procesi demokratik, me përjashtime, me shkelje, punët po vazhdojnë”, ka thënë Agim Veliu.

I pyetur se a do të vazhdojë të jetë në LDK, Veliu ka thënë se “Unë në LDK gjithë”

“Me disa prej këtyre që po e dëmtojnë LDK-në do të jem kundërshtar i tyre në të mirën e LDK-së së vërtetë”, është shprehur Veliu.

Ndryshe, Ekrem Hyseni është zgjedhur sërish kryetar i LDK-së në Llap, në Kuvendin e mbajtur sot.