Lokale - eSIMy

Reshjet e shiut kanë shkaktuar edhe sonte vërshime në shumë pjesë të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Gjendje jo fort të mirë ka edhe rruga Merdar – Podujevë, konkretisht në rrugën “Hys Popova” – tek Podvorict.

Sipas pamjeve që banorët i kanë dërguar në Llapi.info, shihet se uji ka përmbytur rrugët, duke shkaktuar edhe vështirësi në qarkullim. Banorët thonë se vërshimet vijnë si rezultat i mos rregullimit të kanalizimeve.

Për më tepër, uji ka depërtuar edhe brenda oborreve të shtëpive.

Më poshtë pamjet: