Qytetarët e Podujevës të arrestuar të martën nga autoritetet serbe në Merdar janë liruar sot, shkruan Llapi.info.

Dervish Maliqi njëri nga të arrestuarit, tha se policia serbe u thoshte se arrestimi ka të bëjë vetëm për çështje politike.

“Ne jemi kanë t`u shku për Gjermani, andej si jena dal na kanë ndalu, na kanë marrë dokumentet, na kanë dërgu në Kurshumli. Përpos dy civilëve që kanë marrë këtu, të tjerët na kanë trajtu shumë mirë. Policët thonin se është politikë”, tha ai.

Maliqi së bashku me dhëndrin e tyre janë kthyer para pak minutash në shtëpinë e tyre, teksa janë pritur nga familjarët nën emocione.

Më poshtë video: