Lokale - eSIMy

Janë liruar sot qytetarët e Podujevës, të cilët u arrestuan ditë më parë në pikën kufitare ne Merdar, nga Policia e Serbisë.

Në një prononcim për gazetarë, direkt nga pika kufitare në Merdar, qytetarët që u liruan kanë thënë se policët serbë u thoshte atyre se arrestimi ka të bëjë vetëm për çështje politike.

“Për ata u liruam, pasi nuk patën argumente. Përpos policëve civilëve që në kanë marrë jo mirë, policët tjerë nuk u silleshin keq, na kanë trajtuar mirë. Krejt policët si në Kurshumli si në Prokuple, janë çuditë me këtë rast. Secili polic thoshte se kjo është vetëm politikë. Akuza ka qenë disa baraka më poshtë, kinse ato janë dëmtuar dhe të dyshuar kemi qenë ne, na dy dhe dy shoferë të kamionëve”, ka thënë Dervish Maliqi.

Maliqi ka thënë se bashkë me ta janë liruar edhe dy persona tjerë (shoferë të kamionëve).

Tutje, Maliqi është shprehur i pasigurt se do ta bëjë sërish të njëjtën rrugë.

“Do të vazhdojmë ndoshta nga rruga e Malit të Zi-Kroaci dhe nuk kisha preferu me kalu këtë rrugë, për shkak se na akuzojnë pa bazë. Çka mund të bëjnë janë maltretime dy-ditore”.

 

 

/llapi.info/