Lokale - eSIMy

Janë liruar tre qytetarët llapjanë që u arrestuan ditë më parë nga Policia e Serbisë në Merdar, raporton Llapi.info.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Llapi.info.

Ndryshe, tre janë arrestuar më 13 qershor nga autoritetet serbe në Merdar – pika kufitare që lidh Kosovën me Serbinë.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, njoftoi të mërkurën, përmes një shkrimi në Facebook, për arrestimin e tre personave nga kjo komunë në shtetin e Serbisë.

“Sipas informatave që kemi pranuar, atyre u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë nga autoritetet serbe, kurse për motivet e arrestimit të tyre nuk dihet, përveçse po dyshojmë se janë hakmarrëse dhe po ndërlidhen me situatën në veri të vendit”, shkroi Bulliqi në Facebook.

Bulliqi tha se ky veprim është “i papranueshëm” dhe kërkoi nga institucionet e Kosovës që të angazhohen për lirimin e tyre.