Lokale - eSIMy

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se sot janë ekzekutuar pagesat e bursave për studentët përfitues.

Sipas tij, kësaj radhe përfitues janë 265 studentë.

Postimi i tij:

Para pak ditësh janë ekzekutuar mjetet e bursës komunale për vitin akademik 2022/23 për 265 studentë përfitues.
Shuma totale e mjeteve të ndara për bursa komunale është 92,750

Pas pak ditësh do të ekzekutohen mjetet edhe për studentët që kanë bërë ankesa për mos fitimin e bursës, përkundër që i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret.

Urime të gjithë studentëve përfitues!