Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07;00 në rrugën Prishtinë – Podujevë, raporton Llapi.info.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë për Llapi.info se në këtë aksident janë lënduar tre persona.

“Sot rreth orës 07:00 ne rrugën Prishtinë – Podujevë,  ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira një kamion dhe dy vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë  dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.

Si pasojë e këtij aksidenti ka pasur kolona në këtë rrugë nacionale.