Komuna e Podujevës ka nisur procedurat e prokurimit për asfaltimin e rrugëve edhe për një fshat me rrethinë, shkruan Llapi.info.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për fshatin Orllan me rrethinë.
Në njoftimin për kontratë është bërë e ditur se komuna ka parashikuar t’i shpenzojë mbi 200 mijë euro për kryerjen e këtyre punimeve.
Kontrata ende nuk është nënshkruar, kurse afati për aplikim në tender është data 21.06.2023 koha 13:00:00 vendi Platforma Elektronike.
Duke klikuar KËTU, mund t’i lexoni detajet tjera.
/llapi.info/