Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen në tentativë që ndodhi në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Sipas PK-së, një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar në QKUK.

NJOFTIMI:

Podujevë 03.06.2023 – 00:53. Viktima mashkull kosovar, është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që është plagosur me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovar. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, dy gëzhoja dhe rreth 7.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.  Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar.

 

 

 

 

/LLAPI.INFO/