Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 rrugës për në fshatin Shtedim të Podujevës, raporton Llapi.info.
Sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
Jo zyrtarisht, portali ka mësuar se pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e kësaj përplasje veturash “kokë më kokë”.
Ekipet policore dhe ato mjekësore janë marrë me rastin.
Llapi.info është në pritje të një konfirmimi nga ana e Policisë së Kosovës.