Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se janë duke u zhvilluar punimet për zgjerimin e shtratit të lumit në fshatin Bradash, shkruan Llapi.info.
Në një postim në Facebook, Bulliqi thotë se projekti po bëhet për parandalimin e rreziqeve nga vërshimet eventuale.
Postimi i tij i plotë:
Me drejtorin e Shërbimeve Publike, Bahri Selimi kemi përcjell nga afër punimet që po zhvillohen në mirëmbajtjen dhe zgjerimin e shtratit të lumit në fshatin Bradash.
Jam i lumtur për jetësimin e këtij projekti duke ditur se është edhe kërkesë e kahmotshme e qytetarëve të kësaj ane, përmes realizimit të këtij projekti po bëhet punë e mirë në parandalimin e rreziqeve nga vërshimet eventuale që po dëmtojnë ekonomitë familjare dhe tokat bujqësore.
Vazhdojmë punën në shërbim të qytetarëve në çdo cep të Podujevës.










