Lokale - eSIMy

Edhe një person është arrestuar për  tentim vrasjen para disa ditësh në fshatin Siboc të Podujevës, shkruan Llapi.info.

“Fsh. Sibovc, Podujevë 23.05.2023-10:48. Në lidhje me rastin pas një pune hetimore me 29.05.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti  pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje “, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Si pasojë e një përleshjeje, ka mbetur i plagosur me armë zjarri një 53-vjeçar. E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 23 maj pas konfliktit për shitblerjen e një traktori, ku më pas situata ka eskaluar në përleshje fizike.

Përpos 53-vjeçarit i cili mori dy plagë nga shkrepja e armës, të lënduar kanë mbetur edhe tre persona tjerë.

Në ditën kur ndodhi rasti, Policia pati arrestuar edhe një të dyshuar.

 

 

 

 

 

/llapi.info/