Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nënshkruar një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë në nivelin më të lartë dhe i urdhëroi që të lëvizin urgjentisht në drejtim të Kosovës, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.
Ky medium serb shkruan se Vuçiqi vendosi për këtë veprim për shkak të, siç e cilësoi, “dhunës që po ushtron policia e Albin Kurtit ndaj popullit serb në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq”.
Tutje thuhet se ai gjithashtu i kërkoi NATO-s që urgjentisht të ndalojë, siç tha, dhunën kundër serbëve.
Policët e Kosovës sot para mesditës kanë rrethuar ndërtesat e komunës Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, pas së cilës kanë rënë tingujt e alarmit.